Udinese shkarkon Tudorin, pëlqehet Gattuso
01 nëntor 2019
| 15:17
Skuadra e Udineses e ka zyrtarizuar lajmin për shkarkimin e trajnerit Igor Tudor.
“Bardhezinjtë” po kalonin një formë shumë të dobët në këtë fillim kampionati, teksa vetëm në dy ndeshjet e fundit u mposhtën 7-1 nga Atalanta dhe 4-0 nga Roma.
Pikërisht për këtë drejtuesit vendosën të shkarkojnë nga posti i trajnerit, Igor Tudo, dhe tashmë janë në kërkim të një trajneri të ri për të marrë vendin e kroatit. Sipas mediave italiane, alternativa e parë për të marrë vendin e 41-vjeçarit, është Gennaro Gattuso.