Uebfaqja e MKRS-së, jashtë përdorimit
04 janar 2024
| 14:07
Që nga mëngjesi i ditës së sotme uebfaqja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit është jashtë përdorimit. Arsyet e çaktivizimit të saj, ndër të tjera, përmenden këto: pezullimi i llogarisë është kufizim i përkohshëm ose i përhershëm i qasjes në llogarinë e një individi ose subjekti. Ai zbatohet për të zbatuar politika, për ta ruajtur sigurinë dhe për t’i zvogëluar rreziqet. Por, arsyet e zakonshme për pezullimin e llogarisë përfshijnë shkelje të politikave, aktivitete mashtruese, sjellje abuzive dhe shkelje të sigurisë. Gjithashtu, edhe mospagesë të mirëmbajtjes së saj, raporton gazeta “Epoka e re”.