Uebfaqja ‘tiks.app’ vazhdon të jetë e rënë
12 nëntor 2019
| 18:02
Pavarësisht faktit se uebfaqja “tiks.app”, e caktuar për shitjen e biletave për ndeshjen e Kosovës me Anglinë në eliminatoret për Kampionatin Evropian “Euro 2020”, njoftoi se shumë shpejt do të bëhet aktive, kjo gjë nuk po ndodh.
Kjo faqe vazhdon të jetë e rënë nga sistemi edhe kur kanë kaluar mbi një orë nga njoftimi i saj.
Qytetarët duhet të vazhdojnë të presin me shpresë se mund të sigurojnë një biletë për ta përcjellë ndeshjen Kosovë-Angli, e cila zhvillohet më 17 nëntor.
/Epoka e re/