UEFA aprovon fillimin e kurseve për Licencën B Fitness për trajnerë

27 janar 2025 | 11:41

Një tjetër lajm i mirë për zhvillimin e futbollit dhe edukimin sportiv në vend ka arritur nga UEFA, e cila ka aprovuar fillimin e kurseve për Licencën B Fitness për trajnerët e futbollit. Kësisoj, për herë të parë në Kosovë në muajin prill do të organizohet kursi i Licencës B Fitness, teksa konkursi për pjesëmarrje do të hapet në mes të muajit mars.

Në këtë kurs do të jenë edhe mentorët nga UEFA, Naomi Datson dhe Chris Barnes. Ky është një tjetër hap i rëndësishëm për ngritjen e cilësisë së trajnimeve dhe zhvillimin e trajnerëve të fitnesit, duke kontribuar drejtpërdrejt në përgatitjen e lojtarëve dhe përmirësimin e performancës së tyre në fushë.

Ky është një tjetër sukses për Departamentin e Edukimit në Federatën e Futbollit të Kosovës, i cili ka punuar intensivisht për të ofruar një mundësi të tillë për trajnerët e fitnesit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Adriatik Kelmendi i ka reaguar ministres Gërvalla pas deklaratës…