UEFA cakton dy grupet ku mund të luajë Kosova në ‘Euro 2020’
Të shtunën në Bukuresht të Rumanisë duke filluar nga ora 18:00, do të bëhet tërheqja e shortit për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.
Në këtë kompeticion të madh evropian, kualifikimin po kërkon edhe Kosova përmes “play-off”-it të Ligës së Kombeve. Kosova për të siguruar “Euro 2020” duhet të mposht fillimisht Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinale, dhe në finale fituesin e takimit Gjeorgji-Bjellorusi. UEFA tashmë ka bërë ndarjen në vazo, dhe ‘Dardanët’ në rast kualifikimi do të jenë pjesë e vazos së katërt.
Sipas ndarjes së UEFA-s, Kosova në fazën e grupeve në “Euro 2020”, mund të jetë në grupeve C dhe F. Dy vendet e para në grupin C janë Ukraina dhe Holanda, ndërsa në grupin F është i vërtetuar tashmë Gjermania, dhe pjesë e atij grupi mund të jenë shtete si Franca, Polonia, Zvicra, Kroacia, Portugalia, Turqia, Austria, Suedia dhe Çekia.
GRUPI A (Ndeshjet në Romë dhe Baku)
Itali
Francë/Poloni/Zvicër/Kroaci
Portugali/Turqi/Austri/Suedi/Republika Çeke
Finlandë/Uells
GRUPI B (Ndeshjet në Shën Petersburg dhe Kopenhagë)
Belgjikë
Rusi
Danimarkë
Finlandë/Uells
GRUPI C (Ndeshjet në Amsterdam dhe Bukuresht)
Ukrainë
Holandë
Portugali/Turqi/Austri/Suedi/Republika Çeke
Fituesi i play-off Liga A (vetëm nëse është Rumania) ose fituesi i Liga D (Gjeorgji/Maqedoni e Veriut/Kosovë/Bjellorusi). Nëse Rumania fiton Ligën A, shkon automatikisht në këtë grup, përndryshe këtu përfundon direkt fituesi i Ligës D ku është Kosova dhe skuadra e Ligës A përfundon në Grupin F.
GRUPI D (Ndeshjet në Londër dhe Glasgou)
Angli
Francë/Poloni/Zvicër/Kroaci
Portugali/Turqi/Austri/Suedi/Republika Çeke
Fituesi i “play-off” Liga C (Skoci/Norvegji/Serbi/Izrael)
GRUPI E (Ndeshjet në Bilbao dhe Dublin)
Spanjë
Francë/Poloni/Zvicër/Kroaci
Portugali/Turqi/Austri/Suedi/Republika Çeke
Fituesi i play-off Liga B (Bosnjë Hercegovinë/Sllovaki/Irlandë/Irlandë e Veriut)
GRUPI F (Ndeshjet në Mynih dhe Budapest)
Gjermani
Francë/Poloni/Zvicër/Kroaci
Portugali/Turqi/Austri/Suedi/Republika Çeke
Fituesi i “play-off” Liga A (Islandë/Bullgari/Hungari/Rumani) ose Liga D (Gjeorgji/Maqedoni e Veriut/Kosovë/Bjellorusi). Nëse Rumania nuk fiton Ligën A, atëherë fituesi i saj përfundon direkt në këtë grup. Në rast suksesi të rumunëve, këtu kalon skuadra e Ligës D.