UEFA cakton gjyqtarët kryesorë për fazën eliminuese të Kampionatit Evropian

28 qershor 2024 | 20:35

UEFA shpalli emërimet e arbitrave për fazën e 1/16-tave të finaleve të Kampionatit Evropian.

Gjyqtari anglez, Michael Oliver do të gjykojë për Gjermaninë nikoqire kundër Danimarkës, ndërsa turku, Umut Meller ka për detyrë të gjykojë ndeshjen e Anglisë me Sllovakinë.

Përplasja mes Francës dhe Belgjikës i është besuar arbitrit suedez, Glen Nyberg

Këtu janë të gjitha emërimet:

Zvicër – Itali
Arbitri: Szymon Marciniak (Poloni)

Gjermani – Danimarkë
Arbitri: Michael Oliver (Angli)

Angli – Sllovaki
Arbitri: Umut Meller (Turqi)

Spanjë – Gjeorgji
Gjyqtar: François Lautexier (Francë)

Francë – Belgjikë
Arbitri: Glen Nyberg (Suedi)

Portugali – Slloveni
Arbitri: Daniele Orsato (Itali)

Rumani – Holandë
Arbitri: Felix Zweier (Gjermani)

Austri – Turqi
Arbitri: Artur Soares Dias (Portugali).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po merr pjesë në Samitin…