UEFA cakton gjyqtarët nga Kosova për sfidën në Ligën e Konferencës, Luzern – Djurgarden

30 korrik 2023 | 19:40

UEFA ka caktuar gjyqtarët nga Kosova për të ndarë drejtësinë në ndeshjen e dytë mes Luzernit dhe Djurgarden.

Kjo ndeshje i takon raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Ndeshja e parë ishte fituar 2:1 nga skuadra zvicerane, e cila ishte si mysafire.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 3 gusht, në “Luzern Arena”, me fillim prej orës 20:45. Genc Nuza do të jetë gjyqtari kryesor në këtë sfidë. Ndihmësit e tij do të jenë Bujar Selimaj dhe Arbnor Bullatovci. Burim Jahmurataj është caktuar për në rolin e gjyqtarit të katërt.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të tryezave për të diskutuar lidhur me situatën…