UEFA cakton gjyqtarët për ndeshjen e kthimit të Ballkanit kundër Klaksvikut

07 gusht 2022 | 12:52

Ballkani dhe Klaksviku do të zhvillojnë javën e ardhshme ndeshjen e kthimit në Ligën e Konferencës, të vlefshme për raundin e tretë kualifikues.

Ndeshja do të zhvillohet më 11 gusht, në stadiumin “Torsvollur” të Torshavnit.

UEFA ka caktuar tashmë edhe gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në këtë ndeshje, të cilët janë nga Gjeorgjia.

Goga Kikacheishvili do të jetë gjyqtari kryesor, kurse ndihmësit e tij do të jenë Davit Gabisonia dhe David Chigogidze.

Irakli Kvirikashvili është caktuar si gjyqtar i katërt.

No description available.

Kujtojmë se ndeshja e parë e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” ishte fituar 3:2 nga Ballkani.

Kësisoj, skuadra kampione e Kosovës e ka në favor të vetin rezultatin, që mund ta dërgojë në fazën e “Play-Off”-it të Ligës së Konferencës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, duke…