UEFA cakton gjyqtarët për ndeshjen e kthimit të Ballkanit ndaj Klaksvikut

07 gusht 2022 | 15:44

Ballkani dhe Klaksviku do të përballen në javën e ardhshme, në kuadër të ndeshjes së kthimit në Ligën e Konferencës. Ballafaqimi do të zhvillohet më 11 gusht, në stadiumin “Torsvollur”, të Torshavnit.

Përballja e parë përfundoi në të mirë të skuadrës së Suharekës, pasi triumfoi me rezultat 3-2. UEFA ka caktuar tashmë edhe gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë, të cilët janë nga Gjeorgjia. Goga Kikacheishvili do të jetë gjyqtari kryesor, teksa ndihmësit e tij do të jenë Davit Gabisonia dhe David Chigogidze. Ndërkohë Irakli Kvirikashvili është caktuar si gjyqtar i katërt.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 60-vjeçare, e cila ka rrezikuar mbytjen në plazhin e…