UEFA cakton orarin e ndeshjes Maqedoni e Veriut – Kosovë
23 nëntor 2019
| 11:49
Muaji mars i vitit 2020, do të jetë shumë i rëndësishëm për Përfaqësuesen e Kosovës. ‘Dardanët’ do të kërkojnë Kampionatin Evropian ‘EURO 2020’ përmes “play-off” të Ligës së Kombeve.
Kosova ndeshjen e parë gjysmëfinale e zhvillon kundër Maqedonisë së Veriut në udhëtim, me datë 26 mars. Janë dy stadiume opsionale ku do të zhvillohet kjo ndeshje, për të cilën do të vendoset shumë shpejtë.
Por UEFA tashmë ka vendosur për orarin e takimit. Ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës luhet duke filluar nga ora 20:45.
Ndërsa, UEFA ka vendosur që finalja të luhet duke filluar nga ora 18:00, ku fituesi i sfidës Maqedoni e Veriut – Kosovë takohet me fituesin e përballjes Gjeorgji – Bjellorusi.