UEFA cakton terminin e ri të Evropianit
Konfederata Evropiane e Futbollit pritet që të dal me njoftim zyrtar për terminin e ri të Evropianit të futbollisteve që është dashur të mbahet vitin e ardhshëm.
Sipas BBC-së, Euro 2021 do të shtyhet për një vit dhe do të mbahet prej 6 deri më 31 korrik të vitit 2022.
Ky Evropian do të mbahet në Angli, ndërsa fillimisht ishte planifikuar të mbahej prej 7 korrikut deri më 1 gusht të vitit 2021.
“Turneu, që do të mbahet në Angli, do të shtyhet për një vit pasi Evropiani i futbollistëve dhe Lojërat Olimpike janë shtyrë nga viti 2020 për vitin 2021 për shkak të pandemisë së koronavirusit”, ka njoftuar BBC, raporton Koha.net.
Pjesë e kualifikimeve për këtë Evropian është edhe Kosova. Kosova aktualisht është e katërta në grupin A kualifikues me gjashtë pikë nga pesë ndeshje.