UEFA delegon gjyqtarët e Kosovës për ndeshjen Sllovaki – Irlandë Veriore (U21)
23 mars 2022
| 14:20
Gjyqtari me stemën e FIFA-s, Visar Kastrati është caktuar në ndeshjen e ndërkombëtare të UEFA-s për kualifikimet e Kampionatit Evropian U-21 ndërmjet Sllovakisë dhe Irlandës Veriore.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Štadión MŠK Žilina” në Zilina të Sllovakisë më 25 mars. Kastrati do të ndihmohet nga asistentët Granit Hyseni dhe Elvis Bicaj dhe nga gjyqtari i katërt Dardan Çaka.