UEFA dënon Llapin

27 korrik 2022 | 22:04

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA e ka gjobitur me mbi 50 mijë euro klubin e Llapit për ndeshjen me Buduqnost Podgoricën në ndeshjen e kthimit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të rrethit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Në shpjegimin e dënimit thuhet se ai është shqiptuar për shkak të “sjelljes raciste të tifozëve, hyrjes së tifozëve në fushë, hedhjes së sendeve dhe pishtarëve dhe mesazheve provokuese”.

Tifogrupi i Llapit “Legjendat” në fillim të ndeshjes shfaqën pankartën në të cilën ishte ndarë harta e Malit të Zi me mesazhin: “Ti je i radhës”.

Ky dënim për Llapin është më i lart sesa për klubin malazez, anise edhe tifozët e tyre kishin bërë thirrje kundër shqiptarëve, ndërsa nuk mungoi as koreografia me motive nacionaliste kundër shqiptarëve.

Javën e kaluar, Buduqnost u gjobit me mbylljen e tribunës veriore dhe gjithsej 35.375 euro, për shkak të “sjelljes raciste të tifozëve dhe hedhjes së sendeve në fushë” në ndeshjen e parë me Llapin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas pak çastesh në njërën nga departmamentet e Kongresit amerikan…