UEFA dënon Prishtinën

23 korrik 2018 | 13:10

FC Prishtina nëpërmjet një njoftimi për medie ka bërë me dije se është dënuar nga UEFA.

Prishtina ka mbyllur aktivitetet e saj në Evropë për edicionin 2018. Ndërsa vazhdojnë vendimet rigoroze të UEFA-s kundër saj. Klubi është dënuar me 4.000 euro për fishekzjarrët e ndezura dhe të hedhura në ndeshjen e raundit preliminar në Mitrovicë kundër Evropa të Gjibraltarit.

Ndërsa edhe në edicionin e kaluar kundër Norrkopingut, Prishtina ishte dënuar me 3.000 euro për të njëjtën vepër.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 44 persona kanë vdekur në Japoni nga 9…