UEFA dënon Rusinë, finalja e Ligës së Kampionëve zhvendoset në Paris

25 shkurt 2022 | 10:57

Finalja e Ligës së Kampionëve këtë sezon do të luhet në Paris. Ky është vendimi më i ri i UEFA-s pas mbledhjes së sotme të jashtëzakonshme të Komitetit Ekzekutiv.

Në fakt, paraprakisht ishte vendosur që finalja e këtij edicioni të mbahet në Saint Petersburg. Mirëpo, për shkak të sulmit ushtarak që e bëri Rusia ndaj Ukrainës, këtij shteti ju hoq e drejta për ta organizuar finalen e Ligës së Kampionëve.

E me vendimin e ri, finalja do të luhet në Stade de France në Saint-Denis më 28 maj nga ora 21:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Finlanda i ka ndarë 50 milionë dollarë për Ukrainën në…