UEFA dhuron 6 000 bileta falas për finalen e Ligës së Konferencës në ‘Air Albania’

18 shkurt 2022 | 11:17

Finalet e kompeticioneve evropiane po afrojnë dhe UEFA ka vendosur t’i gëzojë tifozët.

Organizata më e lartë e futbollit në Evropë do të dhurojë bileta falas për klubet finaliste të Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës.

Do të jenë në total 30 mijë bileta falas për tifozët, të cilat do të ndahen respektivisht: 10 mijë për Ligën e Kampionëve (5 mijë për secilin klub finalist), 8 mijë për Ligën e Evropës, 6 mijë për Ligës së Konferencës dhe 6 mijë për Women Champions League.

Dy klubet që do të mbërrijnë deri në finalen e madhe në Tiranë do të kenë nga 3 000 bileta secili në dispozicion për t’i shpërblyer tifozët e tyre më besnikë. Pra në total 6 000 bileta në “Air Albania” janë dhuratë e UEFA-s për tifozët e skuadrave që do të mbërrijnë në finale. E gjitha kjo bëhet në shenjë shpërblimi për mbështetjen që tifozët kanë dhënë gjatë kësaj periudhe krize për shkak të Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka deklaruar se janë regjistruar…