UEFA drejt përjashtimit të ekipit rus nga Evropa Ligë, Leipzigu kalon në çerekfinale pa luajtur

28 shkurt 2022 | 16:06

Vijojnë sanksionet edhe në sport, kryesisht në futboll, ndaj Rusisë dhe ekipeve të këtij vendi. Ndeshjet (vajtje-kthim) e Evropa Ligës ndërmjet Leipzigu dhe Spartak Moskë (10 dhe 17 mars) do të anulohen nga UEFA për shkak të luftës në Ukrainë, sipas informacioneve të “BILD”.

Kjo do të thotë se Leipzig do të kalojë direkt në çerekfinale, që do të luhen më 7 dhe 14 prill. Të dielën, UEFA vendosi që Rusia nuk do të lejohet të luajë më ndeshje ndërkombëtare në territorin e saj, por vetëm në një terren neutral.

Rusët menduan ta luanin ndeshjen si pritës në Jerevan (Armeni) ose Baku (Azerbajxhan), megjithatë do të eliminohen nga gara përfundimisht. Në fundjavë, sipas “BILD”, kanë ndodhur lëvizjet e para në këtë drejtim.

Drejtuesit e Leipzig pranuan se janë në bisedime intensive me UEFA-n për mënyrën se si do të vazhdojnë në 16-she të Ligës së Evropës, teksa shorti i ka vendosur kundër Spartak Moskës. Më në fund, UEFA do ta shpallë sot vendimin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik…