UEFA e dënon Serbinë
01 nëntor 2023
| 23:45
Kombëtarja e Serbisë është dënuar nga Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) me një ndeshje pa tifozë për shkak të problemeve të tifozëve në ndeshjen kundër Malit të Zi.
Përveç kësaj, Federata e Futbollit të Serbisë do të duhet të paguajë 89 mijë e 500 euro.
Serbia kështu do të jetë pa ndihmën e tifozëve në ndeshjen vendimtare për kualifikimin në Kampionatin Evropian kundër Bullgarisë, ndonëse serbët tashmë kanë paralajmëruar se do të shfrytëzojnë mundësinë që fëmijët deri në 14 vjeç ta ndjekin ndeshjen.