UEFA e dënon Serbinë me 50 mijë euro për thirrje anti-Kosovë
10 maj 2023
| 22:07
Serbia është dënuar nga UEFA me 50 mijë euro gjobë dhe një ndeshje pa praninë e tifozëve.
Dënimi nga UEFA erdhi pas thirrjeve raciste që tifozët serbë bënë kundër Kosovës në ndeshjen Mali i Zi – Serbi, të cilën e fituan serbët me rezultat 0-2.
Ndeshjen pa tifozë, Serbia do ta luaj kundër Hungarisë, ndërsa UEFA e ka dënuar edhe Malin e Zi, shkruan AP.
UEFA, Malin e Zi e ka dënuar me 20 mijë euro gjobë dhe do të luaj një ndeshje pa tifozë.