UEFA e gjobit rëndë Serbinë

12 dhjetor 2024 | 09:27

UEFA e ka gjobitur rëndë Federatën serbe të futbollit për disa shkellje gjatë ndeshjes Zvicër–Serbi, të zhvilluar më 15 nëntor.

Shtëpia evropiane e futbollit, u dënua me 8 mijë e 250 euro për ndezje të fishekzjarrëve nga tifozët serbë derisa me 5 mijë euro u dênua për dëmtime në stadium.

Por, kjo s’ishte gjoba e vetme.

25 mijë euro gjobë janë për transmetim të mesazheve që nuk janë të përshtatshme për ngjarje sportive.

31 mijë e 500 euro për hedhje të gjësendeve në fushë të lojës nga tifozët serbë.

Derisa për thirrje raciste dhe diskriminuese të tifozëve serbë, federata serbe është gjobitur me 50 mijë euro.

Përveç dënimeve në para, Serbia është ndëshkuar edhe duke iu ndaluar shitja e biletave për tifozët e saj për dy ndeshjet e ardhshme në garat e UEFA-s si mysafire.

Në të njejtën kohë, Serbisë i janë bërë tri paralajmërime për shkelje më të vogla.

Dënimet e sipërpërmendura kanë të bëjnë vetëm me ndeshjen Serbi-Zvicër. Ndërsa Federata serbe u dënua edhe për shkelje në ndeshjen Serbi–Danimarkë, të zhvilluar më 18 nëntor.

10 mijë euro për hyrje të tifozëve në fushën e lojës;

3 mijë e 250 për fishekzjarre;

Po ashtu hyn në fuqi edhe aktivizimi i dënimit me kusht për mbylljen e një pjese të stadiumit, prej 4 mijë vendeve, në ndeshjen e ardhshme si vendëse;

40 mijë euro të tjera dhe mbylljen e një pjese të stadiumit, prej 8 mijë vendeve, për një ndeshje shtesë në garat e UEFA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar mbrëmë listën me…