UEFA e gjobit Zvicrën me 27 mijë funte shkaku i flamurit të UÇK-së

27 qershor 2024 | 16:06

Shtëpia e futbollit UEFA e ka gjobitur Federatën e Zvicrës së Futbollit me 27 mijë shkaku i simbolit të UÇK-së, që u pa në tribuna.

Siç raporton gazeta e madhe zvicerane “Blick”, Zvicra ka marrë këtë gjobë shkaku i topave të letrave që u hodhën në stadium, ndezjen e dy fishekzjarrëve si dhe flamurit të UÇK-së, që u pa në tribuna.

Çuditërisht, gjoba më e lartë ishte 40 mijë funte për fitoren hapëse kundër Hungarisë. Pasi Breel Embolo shënoi golin e fundit për rezultatin 3-1, në fushë ranë kupa. Barazimi 1-1 kundër Skocisë ishte 24 mijë funte, dhe ndeshja e fundit në grup kundër Gjermanisë (1-1) ishte 27 mijë funte. Në këtë gjobë përfshihen edhe topa letre të hedhura, dy fishekzjarrë të vegjël dhe flamuri i UÇK-së i shfaqur në sektorin e tifozëve”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e gazetës.

Mediat serbe janë ankuar vazhdimisht për flamurin e UÇK-së që është shfaqur në shumë stadiume dhe këtë e dëshmuan me shkrimet e njëpasnjëshme.

Ndërkohë, edhe Federata Shqiptare është gjobitur tre herë për “mesazhe provokuese” dhe ka dyshime që arsyeja është flamuri i UÇK-së, ani pse FSHF-ja nuk ka bërë ndonjë reagim zyrtar për ta treguar se cili është mesazhi provokues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zvicra nuk do të ketë Silvan Widmer në dispozicion për…