UEFA e vlerëson golin e Rashicës
18 tetor 2018
| 15:01
Futbollisti i Werder Bremenit, Milot Rashica, e ka shënuar golin e parë me fanellën e Përfaqësueses së Kosovës.
Kosova me këtë gol ka arritur të marrë një pikë nga kjo ndeshje në Ligën e Kombeve kundër Ishujve Faroe. Ky gol i Rashicës erdhi pas 17 ndeshjeve me fanellën e Kosovës. Rashica shënoi gol të jashtëzakonshëm nga distanca në fillim të ndeshjes dhe ka marrë vëmendje edhe nga faqja zyrtare e UEFA-s në rrjetet sociale.
Në faqen e UEFA-s të Ligës së Kombeve në ‘Twitter’ është postuar goli i anësorit të Werder Bremenit ku shkruhet: “Ky përfundim vrasës nga ylli i Kosovës, Milot Rashica”. Kosova pas barazimit ka arritur ta ruajë pozitën e lideres në Grupin 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve me tetë pikë të tubuara.