UEFA e zbulon ekipin e vitit në Ligën e Kampionëve
UEFA e ka zbuluar ekipin e vitit të Ligës së Kampionëve. Pak ditë më parë u kompletua sezoni 2023/24 i Ligës së Kampionëve, me Realin që e fitoi finalen e madhe me Borussia Dortmundin, ndërsa tash është koha për t’i bërë llogaritë.
Shtëpia e futbollit evropian e zbuloi sot skuadrën ideale, ku përfshihen kryesisht lojtarë të finalistëve, me Realin e Dortmundin me nga katër lojtarë. Ndërkaq, nga një lojtar në ekip i kanë edhe Manchester City, Bayern Munchen dhe Paris Saint-Germaini.
Lojtari më i mirë i sezonit në Ligën e Kampionit u zgjodh Vinicius Junior, kurse lojtari më i mirë i ri i sezonit në këtë kompeticion: Jude Bellingham.
Formacioni: Kobel, Carvajal, Rudiger, Hummels, Maatsen, Vitinha, Sabitzer, Bellingham, Foden, Kane, Viniscius JR.
🏆 UEFA Champions League Team of the Season has just been unveiled.
🥇 Player of the Season: Vinicius Jr.
🥇 Young Player of the Season: Jude Bellingham. pic.twitter.com/QYrpYtGxu9
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 3, 2024