UEFA hap hetim disiplinor ndaj Anglisë
08 korrik 2021
| 16:40
UEFA ka hapur një procedim disiplinore ndaj Anglisë pas gjysmëfinales kundër Danimarkës, që u luajt të mërkurën në mbrëmje.
Nën akuzë janë disa tifozë të cilët kanë përdorur laser kundër Peter Schmeichel në momentin e ekzekutimit të penalltisë nga Kane. Një veprim i ngjashëm është bërë edhe gjatë ekzekutimit të himnit të Danimarkës, ndërkohë që janë përdorur edhe fishekzjarrë. Federata Angleze mund të marrë një gjobë për shkak të shkeljes së rregullave.