UEFA heq rregullin e përparësisë së golit mysafir
Deri në këto kohë bëhej fjalë për vetëm shkrime në gazeta dhe hipoteza të mundshme që vinin nga mediat evropiane. Megjithatë, tashmë UEFA ka zyrtarizuar përfundimisht ndryshimin që ka i bërë rregullit që përcaktonte ekipin që kualifikohej më tej në kompeticione.
Pra, duke nisur nga sezoni 2021-2022, nuk do të kemi më skuadra që kalonin në kompeticionet evropiane falë golave në shifër më të lartë që i shënonin në fushë kundërshtare.
UEFA e ka bërë të qartë me vendimin e marrë nga Komiteti Ekzekutiv, se nëse do të bëhet fjalë për të njëjtin rezultat diference që është marrë në dy ndeshje, cilado qofshin shifrat (pra 1-1 në ndeshjen e parë dhe 2-2 në ndeshjen e dytë), do të kalohen në dy shtesat prej 15-minutash dhe penallti nëse do të jetë e nevojshme.