UEFA hetim disiplinor ndaj Lecit
04 korrik 2018
| 17:31
Drita siguroi një kualifikim historik në turin e parë të Ligës së Kampionëve, teksa mundi Lincoln me rezultatin e thellë 4-1.
Por, në dy golat e parë të shënuar nga Liridon Leci, ky i fundit festoi me shqiponjë, si në rastin e Xhakës dhe Shaqirit në ndeshjen ndaj Serbisë.
Por, UEFA ka vendosur të nisë një hetim disiplinor për festimin me këtë simbol të Lecit, ekzaktësisht si në rastin e FIFA-s ndaj Shaqirit dhe Xhakës. Edhe në një prononcim për “Supersport”, Leci e pranoi diçka të tillë, dhe shtoi: “Tregova vetëm simbolin e vendit nga vij. Më pas, më thanë se duhet dorëzuar një raport në lidhje me atë festim. Kjo gjë nuk më pengon, pasi nëse shënoj sërish, do të festoj me shqiponjë”.