UEFA ia beson Nuzës edhe një ndeshje në Ligën e Konferencës
13 gusht 2024
| 11:20
Gjyqtari kosovar, Genc Nuza, do të referojë edhe një ndeshje në Ligën e Konferencës së Evropës.
Ai do të ndajë drejtësinë në përballjen midis Puskas Akademias së Hungarisë dhe Ararat Aramenias së Armenisë.
Në ndihmë atij do t’i vijnë gjyqtarët tjerë kosovarë, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj dhe Ilir Mehmeti.
Ndërkaq, në VAR do të jenë po ashtu kosovarët Dardan Çaka dhe Besnik Morina.