UEFA inspekton stadiumin e Prishtinës
04 prill 2018
| 10:24
Zyrtarë të UEFA-s pritet që sot (e mërkurë) t’i inspektojnë punimet në stadiumin e Prishtinës, i cili ka filluar të rinovohet që nga viti 2016.
“Të mërkurën nga ora 15:30 zyrtarë të UEFA-s inspektojnë punimet në stadiumin e qytetit në Prishtinë, ku do të marrë pjesë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi”, thuhet në njoftimin e MKRS-së. Sipas paralajmërimeve të drejtuesve të sportit, ky stadium pritet të jetë gati në muajin qershor.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)