UEFA javën tjetër vendos për Ligën e Kampionëve

16 prill 2020 | 15:55

UEFA ka njoftuar se do të mblidhet javën tjetër për të vendosur se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Ligës së Kampionëve.

Institucioni më i madh i futbollit në Evropë ka njoftuar se do të ketë një takim të martën.

“Komiteti ekzekutiv i UEFA-s do të ketë një mbledhje të enjten e ardhshme me datë 23 prill. Mbledhja do të bëhet për të vendosur në lidhje me zhvillimet që do të ndodhin në futbollin evropian. Të pranishëm do të jenë 55 anëtarë të të gjitha federatave evropiane. Mbledhja do të përqendrohet te kompeticionet evropiane dhe do të vendoset se çfarë do të ndodhë”, thuhet në deklaratë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Linja ajrore që ofron fluturime me kosto të ulët "EasyJet",…