UEFA: Jemi të pikëlluar nga tërmeti në Shqipëri
26 nëntor 2019
| 18:06
Për tërmetin në Shqipëri ka reaguar edhe shtëpia e futbollit evropian, UEFA. Përmes një postimi në “Twitter”, UEFA ka shkruar se janë të trishtuar nga tërmeti i sotëm në Shqipëri.
“Të gjithë në familjen e futbollit evropian janë thellësisht të pikëlluar nga tërmeti i sotëm në Shqipëri. Mendimet tona janë me familjet dhe miqtë e viktimave dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo”, thuhet në reagimin e UEFA-s.