UEFA konfirmon gjyqtarin e finales në Ligën e Kampionëve

22 maj 2023 | 16:49

UEFA ka konfirmuar se gjyqtari polak Szymon Marciniak është zgjedhur për të gjykuar finalen e Ligës së Kampionëve mes Interit dhe Manchester Cityt në stadiumin Olimpik Ataturk në Stamboll më 10 qershor.

42-vjeçari është i njohur për arbitrimin e finales së Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës në Katar në dhjetor 2022.

Marciniak ka arbitruar në edicionin e 2022-23 të Ligës së Kampionëve, pasi ka vendosur drejtësi në ndeshjen e dytë gjysmëfinale midis City dhe Real Madrid në “Etihad Stadium”.

Ai gjithashtu ka qenë bilbil kryesor për 2 ndeshje të Interit këtë edicion të Ligës së Kampionëve, bëhet fjalë për takimin në “Camp Nou” kundër Barcelonës në grupe dhe në ndeshjen e dytë të raundit të 1/16-tave kundër Portos në mars.

Kjo do të jetë hera e shtatë që Marciniak arbitron Interin në karrierën e tij, me dy fitore, tre barazime dhe dy humbje. Kjo është finalja e parë e Ligës së Kampionëve që gjykohet nga Marciniak.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Senatorët amerikanë kanë kërkuar që Serbia të mos e pengojë…