UEFA: Kosova është pa humbje në 14 ndeshje
10 qershor 2019
| 23:28
UEFA ka komentuar fitoren e Përfaqësues së Kosovës në futboll në sekondat e fundit ndaj Bullgarisë, në eliminatoret për “Euro 2020”.
Faqen zyrtare e UEFA-s ka kujtuar se kjo është fitorja e parë e Kosovës që mbetet veç një pikë prapa gjigantit, Anglisë, në grupin e vet.
“Kosova ka fituar një ndeshje kualifikuese për herë të parë dhe është vetëm një pikë prapa Anglisë (që ka një ndeshje më pak) dhe kundërshtarit tjetër Çekisë. Teksa Kosova është pa humbje në 14 ndeshje, Bullgaria ka shtatë ndeshje pa fitore dhe vetëm dy pikë në katër ndeshje”, ka shkruar UEFA.