UEFA lë jashtë formacionit Kanten

31 maj 2021 | 11:01

E gjithë Evropa po flet për N’Golo Kanten, por befasia e madhe ka ardhur nga UEFA. Sipas institucionit më të lartë të futbollit në Evropë, nuk ka vend në ekipin më të mirë të sezonit për mesfushorin francez.

Ditën e djeshme u publikua 11-shja dhe ky lajm u kontestua shumë nga tifozët. Ky formacion dominohej nga lojtarët e Chelseat dhe të Manchester Cityt, por reparti i sulmit formohet nga futbollistë si Salah, Haaland dhe Mbappe.

Formacioni përbëhej nga: Mendy, Walker, Rydiger, Ruben Dias, Azpilicueta, Jorginho, Gundogan, Foden, Salah, Haaland dhe Mbappe.

Surprizues fakti që mungon mesfushori i Chelseat, Kante i cili ka qenë ndër më të mirët në gjysmëfinale dhe në finale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediet daneze dhe evropiane kanë raportuar se nga viti 2012…