UEFA me sqarim të rëndësishëm për VAR-in në ‘Euro 2024’
Drejtori i arbitrimit të UEFA-s, Roberto Rosetti ripohoi sot se VAR duhet të ndërhyjë në ndeshjet në Kampionatin Evropian Euro 2024 vetëm kur ka “prova të një gabimi të qartë dhe të dukshëm”.
“Ndërhyrje minimale për përfitim maksimal”, tha Rosetti për VAR-in në turne, i cili do të përfshijë ofside gjysmë automatike dhe, për herë të parë, teknologjinë e vijës së golit.
Në edicionin e vitit 2020, i shtyrë për në vitin 2021 për shkak të pandemisë Covid-19, pati 18 korrigjime të VAR-it në 51 ndeshjet e kompeticionit, nëntë prej të cilave ishin për ofside “milimetrash”.
“Në rast të dyshimtë jashtë loje, ne i kërkojmë ndihmës gjyqtarëve të mbajnë flamurin poshtë dhe ta ngrenë atë vetëm kur të jenë të sigurt. Nëse nuk janë 100 për qind të sigurt, ata duhet ta mbajnë flamurin”, shpjegoi Rosetti.
Misioni i VAR-it do të jetë “të kontrollojë vazhdimisht për gabime të qarta dhe të dukshme” në katër situata: gola, veprime brenda zonave të penalltisë, kartonë të kuq dhe identitet të gabuar të një futbollisti.