
UEFA me zyre të re në Stamboll, presidenti Ademi i pranishëm në mesin e liderëve të federatave evropiane të futbollit
23 prill 2025
| 20:34
Shtëpia e futbollit evropian, UEFA, nën udhëheqjen e shkëlqyer të presidentit Aleksander Čeferin, sot hapi zyrën e saj të re në Stamboll të Turqisë. Kështu ka shkruar në Facebook presidenti i FFK-së, Agim Ademi.
Ai ka theksuar se ky është një hap i rëndësishëm i UEFA-s drejt afrimit me vendet e këtij rajoni.
“Është kënaqësi e veçantë të jem në mesin e liderëve të federatave evropiane të futbollit, me të cilët ndajmë vizionin e përbashkët për zhvillimin afatgjatë dhe të qëndrueshëm të futbollit”.
“UEFA edhe një herë dëshmoi se është e përkushtuar dhe e vendosur të mbështesë të gjitha federatat në rrugëtimin e tyre për zhvillim dhe përparim”, ka shkruar kreu i FFK-së, Agim Ademi.