UEFA merr sot vendimin historik: Këto janë tre skenarët e mundshëm
Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA është duke planifikuar një video-konferencë me 55 përfaqësues së federatave të futbollit për të diskutuar për edicionin e pezulluar për shkak të koronavirusit.
Megjithëse ka pasur propozime të ndryshme, vetëm tre prej tyre janë ‘kristalizuar’.
Propozimi i parë është të mbyllet edicioni me pozicionet që klubit kanë zënë në kohën e pezullimit në kampionate.
Së dyti, për të vazhduar edicionin pasi të mbarojë pandemia COVID-19, edhe nëse përkon me fillimin e edicionit tjetër.
E treta, aktualisht dhe më jo-realiste, është që të anulohet plotësisht ky edicion, sikur të mos kishte ndodhur kurrë.
Kur bëhet fjalë për Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës, presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin mendon se ndeshjet çerekfinale duhet të luhet me një ndeshje, ndoshta edhe në një terren neutral.
UEFA ka një tjetër propozim që ndeshjet çerekfinale të këtyre garave t’i luajë në Stamboll dhe në Gdansk.
Kur bëhet fjalë për Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’, shumica dërrmuese janë për anulim, por për këtë version UEFA po kërkon rreth 300 milionë euro kompensim.
Sigurisht, është e qartë se do të merret një vendim që nuk është e mundur t’iu pëlqejë të gjithëve.