UEFA mund ta përjashtojë, Juve rrezikon pjesëmarrjen në garat evropiane
Juventusi ka fituar betejën e parë, por jo luftën. Vendimi i Kolegjit të Garncisë së Sportit në CONI për t’i kthyer Zonjës së vjetër pikët që i ishin hequr për mashtrim me bilancet nuk është aspak përfundimtar. Topi tani i ka kaluar Gjykatës Federale të Apelit.
Megjithatë, koha nuk premton… dhe UEFA nuk mund të presë. Organi më i lartë i futbollit evropian duhet të formësojë kompeticionet për sezonin e ardhshëm dhe, nëse drejtësia italiane nuk vendos para fundit të korrikut, do të jetë paneli i “fair-play”-it i UEFA-s që do të vendosë, në mënyrë të pavarur, mbi sanksionin e vendosur ndaj Juventusit. Kujtojmë se Prokuroria e Torinos i ka dërguar UEFA-s të gjitha dokumentet përkatëse dhe organizata e drejtuar nga Aleksander Ceferin po e shqyrton vetë çështjen.
“La Gazzetta dello Sport” paralajmëron se “dënimi i drejtuesve dhe konfirmimi se ka pasur “sjellje josportive” nuk i ndihmon “bardhezinjtë”. Madje sheh mundësinë që UEFA ta ndëshkojë Juventusin me një ose dy sezone jashtë Evropës. Një sanksion që mund të zgjatet në kohë në rast se Juventusi nuk fiton Ligën e Evropës (përballet me Sevillan në gjysmëfinale) – ose nuk kualifikohet në garat evropiane.