UEFA Nations League, dalin në shitje biletat për ndeshjen Gjeorgji – Shqipëri

06 tetor 2024 | 12:11

Shqipëria do të luajë ndaj Gjeorgjisë në transfertë më 14 tetor, sfidë e vlefshme për UEFA Nations League.

Ndeshja do të zhvillohet në Tbilisi në stadiumin “Mikheil Meskhi Stadium”, duke nisur nga ora 18:00.

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se nga sot do të kenë mundësi që të blejnë biletat e tyre edhe për sfidën Gjeorgji – Shqipëri në linkun http://tkt.ge/AlbanianFans .

Tifozët shqiptarë kanë në dispozicion sektorët 29 dhe 30.

Procesi i shitjes së biletave vijon edhe për dy ndeshjet e fundit të Shqipërisë në Grupin B1 të UEFA Nations League ndaj Çekisë (16 nëntor, 20:45, stadiumi “Air Albania”) dhe Ukrainës (19 nëntor, 20:45, stadiumi “Air Albania”).

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ngushëlluar familjet e tre…