UEFA: Ndeshja Bjellorusi-Zvicër do të zhvillohet në Serbi
UEFA ka vendosur që ndeshja ndërmjet Bjellorusisë dhe Zvicrës të zhvillohet në Novi Sad të Serbisë.
Si Bjellorusia ashtu edhe Zvicra ndodhen në të njëjtin grup në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, aty ku është edhe Kosova.
Ky vendim i UEFA-së vjen pasi Bjellorusia nuk ka të drejtë t’i zhvillojë ndeshjet në territorin e saj për shkak të invazionit rus në Ukrainë, por duhet t’i luajë ato në stadiume neutrale.
UEFA ka vendosur që ndeshja ndërmjet Bjellorusisë dhe Zvicrës që është paraparë të zhvillohet me 25 mars, të luhet në stadiumin “Karadjodje” të Novi Sadit të Serbisë.
Kjo do të jetë një tjetër sfidë e rëndësishme për Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën. Ata të dy ishin pjesë e Zvicrës edhe në ndeshjen që e eliminoi Serbinë nga Kupa e Botës në Katar.