UEFA nis hetim disiplinor ndaj Realit, Juves dhe Barçës

12 maj 2021 | 18:30

UEFA ka njoftuar së fundmi se është hapur zyrtarisht një hetim disiplinor për Realin e Madridit, Barcelonës dhe Juventusit.

Gjithçka lidhet me krijimin e Super Ligës nga këto klube, që tashmë rrezikojnë shumë. Nëpërmjet komunikatës, UEFA njofton se është ngritur një grup inspektorësh, për hetimin ndaj 3 klubeve të sipërpërmendura.

“Në përputhje me nenin 31 (4) të Rregullores Disiplinore të UEFA-s, inspektorët disiplinorë dhe etikë të UEFA-s janë udhëzuar sot të kryejnë një hetim disiplinor për një shkelje të mundshme të kornizës ligjore të UEFA-s nga Real Madrid CF, FC Barcelona dhe Juventus FC në lidhje me i ashtuquajturi projekt ‘Super League’. Informacione të mëtejshme mbi këtë temë do të bëhen të disponueshme në kohën e duhur”, shkruan UEFA.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liridon Krasniqi ka thënë se ëndrra e tij për ta…