UEFA nis hetimet për festën e Demiralit

03 korrik 2024 | 14:20

Merih Demiral ishte heroi i Turqisë, pasi shënoi dy gola në ndeshjen ndaj Austrisë (2-1). Megjithatë festa e Demiralit ka bërë që UEFA të nis hetimet ndaj tij. Ai festoi duke bërë një simbol ultra-nacionalist turk. Autoritetet gjermane e konsiderojnë këtë grup antisemitik dhe racist.

“Në lidhje me ndeshjen e raundit të 1/8 të Kampionatit Evropian të UEFA-s 2024 ndërmjet Austrisë dhe Turqisë të luajtur më 2 korrik 2024 në Leipzig, Gjermani, është hapur një hetim në përputhje me nenin 31(4) të Rregullores Disiplinor të UEFA-s në lidhje me pretendimet e papërshtatshme dhe sjelljet e lojtarit të Federatës Turke të Futbollit, Merih Demiral”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lamtumirën e fundit gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadaresë, nipi…