UEFA nostalgji për Lorik Canën

08 shkurt 2021 | 14:18

Lorik Cana është padyshim një ndër futbollistët më të admiruar në mbarë shqiptarinë për sa i përket dekadave të fundit.

Ish-kapiteni legjendar i Kombëtares, arriti të bënte krenarë të gjithë tifozët shqiptarë, me personalitetin e treguar në fushën e lojës, teksa mbajti shiritin e kapitenit në skuadra të mëdha Evropiane si Marseja dhe Sandërlendi.

Për luftëtarin shqiptar, ndjen nostalgji edhe UEFA, që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka kujtuar ndërhyrjet e Canës, gjatë një ndeshje me Marsejën, ku shqiptari shfaqet duke bërë një sparkatë dopio.

“Lorik Cana me një sparkatë të dyfishtë. Cili futbollist i ditëve moderne mund të kryejë ndërhyje të tilla”, ishte mbishkrimi i UEFA-s në videon e postuar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by UEFA Europa League (@europaleague)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i LDK-së dhe kandidati për deputet nga kjo parti,…