UEFA nuk lejon përdorimin e uniformës së parë të Bayernit

11 shkurt 2025 | 15:14

UEFA vazhdon t’i ndalojë Bayern Munchen përdorimin e uniformës kryesore në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Sipas gazetës ‘Bild’, arsyeja mbetet e njëjtë si në fazën e grupeve: organizata konsideron se shkronjat e zeza janë të vështira për t’u lexuar në fanellën e kuqe të errët.

Skuadra do të duhet të përdorë uniformat alternative dhe ato të treta, madje edhe në finalen e Munchenit, nëse arrin deri aty.

Ndërkohë, uniforma kryesore vazhdon të përdoret rregullisht në garat kombëtare. Bayern përfundoi në vendin e 12-të në fazën e kampionatit të Ligës së Kampionëve, duke u detyruar të luajë në “play-off” për të arritur në fazën e 1/8-ve. Ndeshja e parë kundër Celtic do të zhvillohet këtë të mërkurë, në orën 21:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Lirim Mehmetaj ka vlerësuar se kandidati i PDK-së për…