UEFA ‘pasuron’ Feronikelin
29 qershor 2019
| 23:20
Përveç fitores së madhe të arritur ndaj 13-të herë kampionit të Andorrës, Santa Coloma, tre herë kampioni i elitës së futbollit të Kosovës, Feronikeli, ka mbushur arkat financiarisht.
Kampioni i sivjetmë i Superligës së Kosovës mori 260 mijë euro nga UEFA vetëm që e fitoi titullin e më të mirit, transmeton KTV.
230 mijë euro tjera i mori nga kalimi i rundit parakualifikues në Ligën e Kampionëve, dhe 280 mijë të tjera do t’i marrë si pjesëmarrës në rundin e parë të kualifikimeve të rregullta në “Champions”.
Shifra totale momentalisht është 770 mijë euro, ndërsa në rast të kalimit të kundërshtarit të radhës nga uells, The New Saints, në rundin e dytë kualifikues, Nikli do të përfitonte edhe 380 mijë euro të tjera.