UEFA përjashton Milanin
27 qershor 2018
| 19:08
UEFA ka suspenduar Milanin nga sezoni i ardhshëm i garave evropiane për shkak të shkeljes së rregullave për Fair-Playin Financiar.
Sipas vendimit të UEFA-s, Milani dënohet për garën e ardhshme në të cilën arrin të kualifikohet brenda dy sezoneve të ardhshme (2018/19 apo 2019/20). UEFA ka njoftuar se Milani mund të ankohet në Gjykatën e Arbitrazhit.