UEFA përkrah FFK-në
Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Çeferin, ka pritur në selinë e vet kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu.
Presidenti Çeferin i ka dhënë përkrahje të fuqishme dhe të vazhdueshme FFK-së si dhe ka shprehur gatishmërinë për ta përkrahur strategjinë dhe projektet të cilat ia ka paraqitur kryetari i FFK-së.
“Presidenti i UEFA-s u shpreh i mahnitur me zhvillimin, organizimin dhe punën e FFK-së dhe përgëzoi kryetarin Ademi për punën e tij, si dhe për rezultatet e ekipeve kombëtare të të gjitha kategorive, sidomos të Përfaqësues A. Çeferin shprehu dëshirën ta vizitojë sërish Kosovën dhe ta shikojë nga afër edhe një ndeshje të kualifikimeve për Evropianin 2020 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’”, thuhet në njoftimin e FFK-së. Ndërkaq drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës e falënderuan për pritjen dhe përkrahjen presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferinin.
/Epoka e re/