UEFA: Përuluni përpara Jasir Asanit

11 shtator 2023 | 14:34

Jasir Asani ishte sërish protagonist me fanellën e Kombëtares së Shqipërisë, duke shënuar një gol të jashtëzakonshëm në ndeshjen ndaj Polonisë (2-0).

Pas kryeveprës me Moldavinë, ai ka përsëritur veten dhe këtë e ka pranuar tashmë edhe vetë UEFA në adresën e saj në rrjetet sociale. “Përuluni përpara Jasir Asanit! Ai ishte një super gol”, shkruante fillimisht faqja zyrtare e “Euro 2024” për futbollistin shqiptar. Në fund të ndeshjes erdhi një tjetër postim: “Çfarë nate për Jasir Asanin dhe Shqipërinë”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raporto24 ka siguruar pamje, ku shihet personi i cili dyshohet…