UEFA pezullon ndeshjet kualifikuese të U17, U19 dhe turnetë Elite Youth

12 mars 2020 | 23:51

UEFA ka vendosur t’i pezullojë të gjitha aktivitetet për Elite Youth dhe ndeshjet kualifikuese për U17 dhe U19 deri në një afat të pacaktuar pas situatës së krijuar në shumicën e vendeve evropiane nga përhapja e shpejtë e koronavirusit.

“Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili është në kontakte të vazhdueshme me drejtuesit e UEFA-s, ka bërë me dije se të martën në mesditë do të mbahet një video-konferencë e përbashkët e presidentit Aleksandër Çeferin me të gjithë presidentët e 55 federatave anëtare të UEFA-s, ku do të diskutohet për situatën e krijuar dhe do të merret vendimi lidhur me rrjedhën e mëtejshme të kampionateve dhe të gjitha kompeticioneve të tjera për klube dhe kombëtare, duke përfshirë edhe ‘Euro 2020’ pas përhapjes së shpejtë të koronavirusit”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Enca Haxhia, ka reflektuar pas…