UEFA publikon formacionin më të mirë të ‘Euro 2024’
“Euro 2024” është mbyllur pas katër javësh veprim, me Spanjën që u shpall fituese dhe “Furia e Kuqe” tani ka katër tituj të Kampionatit Evropian, një rekord, duke lënë pas Gjermaninë me tre triumfe.
Teksa Evropiani ka përfunduar, paneli i vëzhguesve teknik të UEFA-s ka zbuluar dhe formacionin më të mirë në“Euro 2024”.
Spanja kampione përfaqesohet nga gjashtë lojtarë. Franca nga dy. Dhe, me nga një përfaqësohen Zvicra, Anglia dhe Gjermania.
Formacioni më i mirë në “Euro 2024”:
Portieri: Mike Maignan (Franca);
Mbrojtësit: Kyle Walker (Anglia), William Saliba (Franca), Manuel Akanji (Zvicra), Marc Cucurella (Spanja);
Mesfushorët: Rodri (Spanja), Dani Olmo (Spanja), Fabian Ruiz (Spanja);
Sulmuesit: Lamine Yamal (Spanja), Jamal Musiala (Gjermania), Nico Williams (Spanja).
Si u zgjodh ekipi?
UEFA kishte vëzhgues teknikë në çdo ndeshje në Gjermani. Ata analizuan ndeshjet dhe zgjodhën “Lojtarin e Ndeshjes” për çdo lojë.
“Ekipi i Turneut” përmban një formacion të njohur që pasqyron tendencat e spikatura taktike gjatë gjithë turneut, me një lojtar të jashtëzakonshëm të zgjedhur për çdo pozicion.
Paraqitjet individuale të një lojtari dhe ndikimi në ekipin e tyre merren parasysh nga vëzhguesit teknikë kur marrin vendimin e tyre.
Vëzhguesit teknikë të UEFA-s në “Euro 2024”
Fabio Capello, Ioan Lupescu, Michael O’Neill, David Moyes, Aljosa Asanovic, Rafael Benitez, Avram Grant, Packie Bonner, Frank de Boer, Ole Gunnar Solskjaer, Aitor Karanka, Jean-Francois Domergue.