UEFA rikthen tifozët në stadiume edhe për duelet si mysafirë

07 shtator 2021 | 19:23

Tashmë edhe tifozët miq mund të ndjekin nga stadiumi ekipin e tyre të zemrës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.

Lajmi pozitiv vjen nga UEFA që miratoi protokollin “return to play”, rregullore e hartuar me procedurat e reja për zhvillimin e ndeshjeve pas izolimit. Qeveria evropiane e futbollit bën me dije lejimin nga ana e tyre të udhëtimit të tifozëve, megjithatë ata që do të duan ta ndjekin skuadrën e zemrës edhe larg duhet të njihen me masat kufizuese të shteteve përkatëse për hyrjen në territorin e tyre.

Në sajë të rregullave të pandemisë, lejimi i tifozëve do të varet më pas vetëm nga autoritetet lokale. Nëse vendi pritës mundëson diçka të tillë, mbështetësit do të mund t’u gjenden pranë skuadrave të tyre edhe larg shtëpisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhanë dritën jeshile për ndarjen…